AKTUALITET /

Mashtrimi me rastet 'urgjente', Edmond Gashi alarmoi pacienten për ta operuar në klinikën private: Më thanë s'ke gjë, por bëj dhe kimio

Shkruar nga B.V
Mashtrimi me rastet 'urgjente', Edmond Gashi alarmoi pacienten
Mjeku Edmond Gashi

Në dosjen e zbardhur nga Versus.al është zbuluar edhe një rast konkret ku provohet se mjeku i spitalit të Onkologjisë, Edmond Gashi mashtron djalin e një pacienteje duke i thënë se nëna e tij mund të ketë një sëmundje të rëndë, duke e drejtuar më pas që të operohet tek klinika e tij private “Megis”.

Lidhja mes doktorit dhe pacientit, në këtë rast është kordinatori i spitalit Onkologjik, Emiljano Lela i cili teksa ka dëgjuar familjen nga Burreli në korridorin e spitalit, i ka drejtuar ata tek doctor Edmond Gashi madje duke i siguruar se për operimin që kushtonte 3 mijë euro në klinikën “Megis” do paguanin 2500 euro për shkak se i kishte rekomanduar ai.

Në përfundim, pacientja është operuar dhe është paguar shuma totale prej 2700 eurosh. Pas operimit, rezultatet e biopsisë kanë dalë mirë por sërish i kanë thënë se duhet të bëjë kimioterapi. Në momentin kur djali i pacientes ka vënë në dyshim nevojën e kësaj kimioterapie, doktori i është kthyer duke i dhënë dokumentet i nevrikosur.

“Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar.Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel. I pyetur nga ana jonë nëse e kanë njohur fillimisht shtetasin Emiljano Lela ai është shprehur se nuk e kanë njohur më parë, sic e deklaroi më lartë ai i është afruar vetë nënës së tij gjasme për ta ndihmuar dhe e ka orientuar tek doktori që më pas të shkonin në privat, pasi tani që shohin përgjigjen shprehet se ka kuptuar që gjëndja nuk është aq alarmante. Nga shuma prej 2700 Euro që është paguar në spitalin privat ai shprehet se nuk di të thotë sa përqind do të merrte Emiljano pasi ska pasur dijeni si e kanë pasur marrdhënien dhe ndarjen e gjërave me njëri tjetrin. I pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar me, dhe nuk e njeh as si fytyrë pasi sic ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nënën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën. Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali ai është shprehur se në dijeninë e tij të gjithë letrat janë në QSUT se aty ka shkuar për herë të parë që janë regjistruar dhe nuk e kanë marrë më dosjen pasi shkuan në privat dhe aty u ngatërrua e gjithë dosja”- thuhet në dosjen e prokurorisë.

Mashtrimi me rastet 'urgjente', Edmond Gashi alarmoi pacienten

Ndërsa më tej zbulohet se edhe doktoresha, Alketa Ymeri (Pere) është e përfshirë në këtë rast pasi ka firmosur për operacionin e pacientes, gjendja e së cilës u bë alarmante edhe pse nuk kishte asgjë të tillë. E pyetur nga prokuroria doktoresha ka mohuar të jetë e punësuar në klinikën private “Megis” por faktet tregojnë të kundërtën pasi firma e saj gjendet në operacionin të cilit iu nënshtrua pacientja. Versus.al

Poll