AKTUALITET /

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet i moshuari në Divjakë

Një 70-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Shkruar nga Versus

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e

Një 70-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë. I moshuari kishte dhunuar gjithashtu të birin për motive të dobëta. I biri 33- vjeç në fshatin Ferras ka kallëzuar të atin në polici.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e

Poll