Anija ushtarake italiane “Libra” u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, ku edhe solli 8 emigrantë egjiptianë dhe bangladeshas në tentativën e tyre italiane për të sjellë në kampin e Gjadrit, emigrantët burra që kapen në det.
Ashtu si herën e parë edhe sot, gjatë kontrolleve të emigrantëve të mbërritur, njëri prej tyre është evidentuar se kishte probleme shëndetësore.
Mësohet se ky emigrant do të rikthehet në Itali, ndërsa 7 të tjerët do të dërgohen në kampin e Gjadrit, në pritje të një tjetër vendimi gjyqësor që do të vendosë për fatin e tyre.
Emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit. Emigrantët në fjalë janë kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.
Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgoheshin në kampin e Gjadrit.
Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.