Kosovë- Një person është arrestuar në Prishtinë për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes apo shitjes së paautorizuar të substancave narkotike.
Ai është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe në kamionin që po drejtonte i janë gjetur mbi 200 kilogramë kanabis.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg.
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale.
