AKTUALITET /

Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës, ndalesa e parë te Komisariati nr. 3

Prej 48 orësh ndodhen në ambientet e paraburgimit mbi 18 protestues të cilët u ndaluan nga policia gjatë protestës tek Kuvendi të enjten.

Shkruar nga Versus

Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës, ndalesa e

Protesta e 34-t në sheshin para Kryeministrisë është mbyllur me thirrjet “Lironi çunat” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit ku ndalesa e parë  do të jetë komisariati nr.3 tek rruga “Mine Peza”.

Prej 48 orësh ndodhen në ambientet e paraburgimit mbi 18 protestues të cilët u ndaluan nga policia gjatë protestës tek Kuvendi të enjten.

Pasditen e së shtunës do të mbahet protesta mbarëkombëtare, ku pritet të mbërrijnë në Tiranë mijëra  shqiptarë të diasporës.Versus.al

Poll