AKTUALITET /

Nesër protesta e madhe e Diasporës, aktivistja mesazh policisë të mos pengojë emigrantët në kufi

Shkruar nga Versus

Nesër protesta e madhe e Diasporës, aktivistja mesazh policisë

Ka nisur protesta e 34-tert në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë.

Një prej organizatoreve të protestës që po mbahet para Kryeministrisë, i ka bërë thirrje policisë, përmes një komunikate që të  mos pengojë emigrantët të cilët do ti bashkohen nesër (4 korrik) protestës së madhe që do të zhvillohet në Tiranë.

“Të shqetësuar për kontrolle të imtësishme në kufi për diasporën që po vjen në Tiranë. Ndalni dhunën dhe represionin policor.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e nesërme të distancohet nga çdo akt dhune dhe nga tolerimi i personave të infiltruar. Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve, jo të nxisni dhunë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që do t’i bashkohen nesër protestës të mbrojnë karakterin paqësor të saj”, tha ajo.Versus.al

Poll