
Babai i një prej protestuesve të arrestuar nga policia, denoncoi mbrëmjen e sotme në protestën para Kryeministrisë, truprojën e deputetit të PS Ulsi Manja.
“Ju kërkoj falje që erdha pak me vonesë, por isha me arsye, sepse një bandë, me në krye Ulsi Manjën, e nxitur nga Taulant Balla dhe kreu i bandës Edi Rama, ma grabiti djalin, i cili po pinte kafe në një lokal,” u shpreh ai.
I moshuari bëri thirrje për arrestimin e truprojës, i cili u soll njësoj si me qytetarin një muaj më parë në Zvërnec.
“Dje u shkel ligji me grabitjen e çunave tanë. Policia bënte sehir. Arrestoni bodigardin e Ulsi Manjës, Saimir Kokën para se ta arrestojë populli,” deklaroi ai.

