AKTUALITET /

Mbyllet protesta para qeverisë, dhjetëra mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Versus

Mbyllet protesta para qeverisë, dhjetëra mijëra qytetarë

Pas protestës para qeverisë ku patën edhe përplasje me disa prej mbështetësve të PS, dhjetëra mijëra qytetarë nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës, veprim që tanimë është bërë zakon që prej 12 ditësh radhazi.

Protesta që nisi fillimisht për dhunën ndaj një qytetari që protestonte kundër projektit në Zvërnec, tanimë është kthyer në qëndresë që vijon prej disa ditësh me kërkesën kryesore të dorëheqjes së Ramës si kryeministër.

Megjithatë, kreu i qeverisë gjatë fjalimit të mbajtur sot para socialistëve tha se projekti në Zvërnec nuk ndalet dhe se nuk do të negociojë me protestuesit. Versus.al

Poll