
Detaje të reja janë mësuar nga incidenti i ndodhur sot në protestë ku dhjetëra qytetarë protestues iu sulën me vrap një të riu i cili kishte hyrë mes turmës me një qen pitbull.
Sipas informacioneve, i riu është djali i Paulin Stërkajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste.
Tensionet kanë ardhur pas takimit që socialistët mbajtën në sheshin "Italia" për të festuar 35 vjetorin e krijimit. Djali i Stërkajt raportohet se ka fyer rëndë një influencere që ndodhej në protestë dhe kjo mendohet të ketë qenë arsyeja pse protestuesit reaguan ashpër ndaj tij. Versus.al

