Tiranë- Një 22 vjeçar i identifikuar si E.B është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pasi qarkullonte me armë zjarri në zonën e Kombinatit.
I riu është ndaluar për kontroll në rrugën “Ilia Papanikolla” ku policia i gjeti një armë zjarri “pistoletë” të fshehur nën sediljen e makinës.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Versus.al







