AKTUALITET /

"Më falni që nuk hoqa dorë nga veset", zbardhet letra e amerikanit për prindërit, la para për të shlyer borxhet 

Amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

Shkruar nga B.SH

"Më falni që nuk hoqa dorë nga veset", zbardhet letra e
Detaje të reja janë zbuluar nga krimi horror ditën e djeshme në Tiranë, ku në një banesë të marrë me qira në Laprakë, u gjet i varur mësuesi amerikan që punonte në një kolegjin privat  'Albanian College Tirana' dhe më pas u gjet e pajetë dhe gruaja e tij të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë po ashtu të vrarë prej tij.

Ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa gdhihej dita e hënë, shkruan Shqiptarja. com.

Ndërkohë amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

Më pas u shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe u thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet.

Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 

55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. 

 

Poll