Më 31 janar 2025, pas pesë ditësh kërkimesh, polumbarët e RENEA-s gjetën trupin e pajetë të Valmir Lame, 54 vjeç, në rezervuarin e fshatit Kamenicë, Korçë. Familjarët kishin raportuar zhdukjen e tij më 26 janar, pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Babai i Valmirit deklaroi se i biri kishte vuajtur nga dhimbje të forta koke dhe po kryente ekzaminime mjekësore. Më 5 shkurt, ai kishte planifikuar po ashtu të kryente një skaner në Tiranë.
Por, teksa ka qenë duke biseduar me gazetarët 54 vjeçari ka parë polumbarët që kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të së birit.
“Djali jetonte me mua. Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e çoja në spital urgjent çdo dy – tre ditë. E çoja me taksi, nga 20 mijë lek paguaja. Ambulanca më vinte këtu, i bëri një gjilpërë qetësuese. Atje e kam çuar, nuk ma mbanin, i bënin një qetësues edhe iknim. Kam edhe skanerin dhe analizat. Gati tre muaj do ta çoja në datën 6 shkurt ma dha urgjent një doktor që t’ja bëja dhe më pas do e çoja në Tiranë. Kam 25 ditë mund ta kem çuar urgjent 5-6 herë. Kontaktin fundit e kas pasur me mua”, u shpreh i ati. /Versus.al/







