AKTUALITET /

Me palestër, lap-top dhe varëse, Nuredin Dumani jetë sheiku brenda burgut 313

Dumani ka aty një kompleks për të ushtruar palestës, kompjuter, rrjete sociale, dhe lehtësira të tjera, që duhet se SPAK ja ka ofruar me qëllim që ai të tregojë për krimet që ka bërë dhe ka implikuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

Shkruar nga Versus

Me palestër, lap-top dhe varëse, Nuredin Dumani jetë sheiku

Për shkak të statusit të veçantë dhe tregimit të disa krimeve, SPAK i ka krijuar të gjitha kushtet dhe komoditetet vrasësit serial, i cili ka luksin, kohën dhe mjetet teknologjike që të zërë të dashur, ngacmojë femra të martuara dhe më tej të kanosë nga brenda qelisë që SPAK ja ka akomoduar më të gjitha aksesorët.

Siç edhe u bënë publike disa foto ditën e sotme, Dumani duket se jeton mjaft mire brenda burgut 313, ku edhe ndodhet prej më shumë se 1 viti. Dumani ka aty një kompleks për të ushtruar palestës, kompjuter, rrjete sociale, dhe lehtësira të tjera, që duhet se SPAK ja ka ofruar me qëllim që ai të tregojë për krimet që ka bërë dhe ka implikuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

Dumani nga burgu, duket se ka vazhduar aktivitetin e tij, të jashligjshëm duke përdorur edhe njerëz që jetojnë jashtë qelive.

Me palestër, lap-top dhe varëse, Nuredin Dumani jetë sheiku

Njëra nga viktimat e tij është Alda Nikolli, e cila rezulton të jetë dhe kunata e Amarildo Xhenaj alias Nikollit, shkodranit të arrestuar nga policia e Vlorës për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.

Alda Nikolli është ngacmuar në mënyrë sistematike nga Nuredin Dumani dhe më pas kur ai dështoi të krijojë një lidhje sentimentale të qëndrueshme, filloi me kërcënimet, kanosjet dhe deri në dhunimin brenda në burg të Amarildo Xhenaj alias Nikollit.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga SPAK dhe vetë administrata e burgjeve, ndërkohë Alda Nikolli, për këtë situatë të paprecedentë ka shkuar të bëjë denoncim në Policinë e Elbasanit dhe më pas në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Denoncimi është administruar nga SPAK, por ende nuk ka një vendimmarrje se çfarë do bëhet me të. Ndërkohë tre ditë më parë në banesën e Alda Nikollit dhe motrës së saj, Gjovana Nikolli, gruaja e Amarildos është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.

 

Poll