
GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, pasi akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka supozuar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim, por është ‘rrëmbim personi”.
Ai tha gjithashtu se forcat speciale të Dubait kishin mbërritur në shtëpinë e tij duke i thyer derën me pretekstin se i rrezikohej jeta nga një atentat që do të zhvillohej kundrejt tij.
Pas kësaj Dervishaj shtoi se ishte mbajtur 10 ditë në stacionin policer të Dubait dhe më pas e kanë nisur drejt Tiranës ku është bërë edhe arrestimi në Rians.
"Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. Më kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është më lejuar të flas me avokatin. Aty më kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas më kanë hipur në avion dhe arrestimi është bërë në Rinas", deklaroi ai.
Dervishaj u soll në Tiranë më 14 gusht, ndërsa në Rinas i shoqëruar nën masa të forta sigurie u shfaq me shapka dhe pantallona të shkurtra që dëshmon se deportimi tij në Tiranë ishte bërë nga një operacion të fshehtë dhe të shpejtë.
Anëtari i Bandës së Durrësit, akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit, pavarësisht se ai ende nuk ka pohuar kryerjen e asnjërës prej tyre./ Versus.al







