Plaurent Dervishaj dhe Laurent Meçaj janë ekstraduar nga Dubai dy ditë më parë, pasi u identifikuan nga policia e Emirateve Arabe për përfshirjen në një konflikt me shtetasin e huaj duke e kërcënuar me vrasje, ndërkohë që të dy shqiptarët ishin të shpallur në kërkim nga Shqipëria për “vrasje”, “tentativë vrasje”, “trafik kokaine”, “Shkatërrim i pronës me tritol”, “Sigurim kushte për të kryer vrasje” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Dervishaj dhe Meçaj kanë qëndruar rreth një muaj në një kamp deri sa më pas u deportuan me urgjencë drejt Shqipërisë.
Përveç krimeve të rënda të kryera në vendin tonë është bërë me dije nga Policia e Shtetit autoritet në Dubai se ata kanë shkelur rëndë edhe rregullat e qëndrimit në Emiratet Arabe duke kryer një sërë veprash penale.
Por me sa duket një rol të rëndësishëm për deportimin e menjëhershëm në Shqipëri të Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ka luajtur dhe marrëveshja e firmosur në muajin Prill 2024 mes ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe Ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilën parashikuan deportimin e shqiptarëve që kërkoheshin nga Drejtësia në Shqipëri për vepra të rënda penale.
Të dy personat kanë qenë rezidentë në Dubai me të drejta të plota të lejes së qëndrimit, si dhe me mundësi të shtyrjes së afatit kohor të saj.
Në muajin Dhjetor 2020, Plaurent Dervishaj, u arrestua dhe më pas u lirua pasi SPAK në Shqipëri e kishte shpallur në kërkim për akuzën e Vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj, Artan Arsi dhe Klodian Saliu, ngjarje këto të ndodhura në muajin Shkurt 2005.
Por nuk kaloi shumë dhe sërish Plaurent Dervishaj së bashku me Julian Meçaj, shpallet në kërkim për vrasjen e shtetasit Andi Maloku, Vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasjen e babait të Andi Malokut”, Vjedhje, Trafik Kokaine etj.
Ndërkohë në muajin qershor 2019, Julian Meçaj, Plaurent Devishaj dhe Bashkim Haxhia, i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar në Sukth të Durrësit, kur u qëlluan nga dy persona në mënyrë të befasishme.
Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor ndërsa dosja ndodhet në prokurorinë e Durrësit.
Përplasjen më të madhe grupi i Plaurent Dervishaj e ka me grupin e Aleksandër Lahos (Rrumi) që bazën e veprimit e ka në Shijak.
Ndërsa në konflikt Dervishaj është dhe me grupin e Xhevdet Troplinin e njohur si “Poja” si dhe me vetë grupin shoqëror ku ai aderonte të ish-kunatit të tij, Lulzim Berisha, i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt nga Spanja në Shqipëri.
GRUPI I PLAURENT DERVISHAJT
1. Plaurent Dervishaj
2. Julian Meçaj
3. Redjan Rraja
4. Ramazan Rraja
5. Xhelal Rraja
6. Bledar Polovina
7. Amar Shkëmbi alias (Dritan)
8. Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil)
9. Bashkim Haxhija
10. Julian Pjetri
11. Endri Sinani
12. Ariol Halilaj/ Versus.al







