
Vlorë- Një 27 vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi bëri denoncim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 mijë euro.
Pas kontrolleve të policisë, automjeti i të riut u gjet i fshehur në garazhin e tij. Ndërsa mësohet se kjo ishte një skemë e krijuar nga 27 vjeçari për të marrë kompensim në të njëjtën vlerë monetare.
Policia ka sekuestruar automjetin e të riut në cilësinë e provës materiale. Versus.al







