AKTUALITET /

Megaoperacioni në Elbasan, GJKKO jep masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg

Shkruar nga Versus

Megaoperacioni në Elbasan, GJKKO jep masa sigurie për 21 persona, 18

Një megaoperacion i SPAK në Elbasan ka çuar në prerjen e 18 urdhër arresteve me burg, 1 masë ‘arrest në shtëpi’ dhe 2 ‘detyrim paraqitje’ nga GJKKO.  

Sipas njoftimit të lëshuar nga GJKKO, të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal, me shtrirje dhe ndërkombëtare, ndërsa deri më tani dihet se masë arrest me burg për ish kreun e gjykatës Zihni Shahu dhe ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, masë tjetër me burg për ish shefin e krimeve Dedan Gjonin, tashmë i arrestuar me akuzën ‘sigurim i kushteve për vrasje’, arrest në shtëpi për avokaten e grupit të Suel Çelës në Elbasan, Blerina Beqirin si dhe masë ‘detyrim paraqitje’ për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se është arrestuar në Milano dhe Bujar Alias Marsel Shega, pronar i dy kompanive i cilësuar dhe si ‘truri financiar’ i grupit të Suel Çelës.

Kompanitë e  Shegës kanë fituar dhe tenderat për pastrimin e Peqinit dhe Elbasanit. 

Çështja po ndiqet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Njoftimi i GJKKO

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

 Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

 Arrest me burg -  18 persona (përfshire ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi -  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore -  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. 

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme./ Versus.al

Poll