
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, rrezikoi jetën në banesën e tij.
Raportohet se 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij, së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Situata e rrezikshme zgjati vetëm pak minuta, duke shkaktuar panik tek bashkëshortja dhe banorët e lagjes.
Dy zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij.
Policia siguroi perimetrin e sigurisë, dhe ndoqën procedurat përkatëse.
Mësuesi u dërgua me urgjencë, në Spitalin Rajonal të Fierit për të marr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali pohojnë se 55-vjeçari, ka marr dëmtime të lehta, por pa ndonjë rrezik serioz.
55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet./Versus.al

