AKTUALITET /

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump viziton dhe ‘fshatin e braktisur’ pas viteve ‘90

Akernia, fshati më i braktisur pas viteve '90, ka potencial të madh për investime strategike dhe turizëm elitar falë kushteve natyrore dhe pozicionit gjeografik.

Shkruar nga Versus
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump viziton dhe ‘fshatin e braktisur’
Pamje nga vizita në fshatin Akernia

Pas një takimi në një hotel në Vlorë, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, ka zhvilluar një vizitë në zonën e hidrovorit në Akerni, nën masa të forta sigurie dhe në shoqërimin e arkitektëve të njohur.

Ndalesa synonte vlerësimin nga afër të vijës bregdetare, hapësirave përreth dhe infrastrukturës ekistuese, për të analizuar potencialin zhvillimor të territorit. Në terren ishin të pranishme forca të shumta policie.

Akernia, fshati më i braktisur pas viteve '90, ka potencial të madh për investime strategike dhe turizëm elitar falë kushteve natyrore dhe pozicionit gjeografik. Çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të afërsisë me aeroportin e ri.

Prania e Ivankës ka tërhequr vëmendje të madhe, duke e vendosur zonën në fokus të mundshëm investimesh me profil të lartë./Versus.al

Poll