AKTUALITET /

Ashpërsohet Kodi Penal, burg për shoferët që parkojnë makinat dyshe

Shkruar nga Versus

  Ashpërsohet Kodi Penal, burg për shoferët që parkojnë  

Kodi Penal do të ashpërsohet, duke parashikuar burg për personat që bëjnë shkelje administrative.

Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamanllari, prezantoi propozimet e qeverisë, ku përfshihet në Kodin Penal dënim me burg për parkimet dyshe, zënia e hapësirave publike, si dhe ashpërsimin e dënimit për ndërtimet pa leje.

“Pr/ligji ndërhyn në një fenomen të përditshëm por me pasoja për sigurinë publike. Parkimi në resht të dytë. Duke e trajtuar si vepër penale në rastet kur kjo pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.”

Ndryshim është kërkuar edhe për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.

Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Penal, ku shumë shkelje administrative do të dënohen me burg, drafti i qeverisë ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve, ku janë miratuar ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave./Versus.al

Poll