AKTUALITET /

“Mjekësia shqiptare më vrau vëllain”, motra 12 vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT: Nuk i bënë asnjë ekzaminim

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej motra e Leos kërkoi drejtësi për vëllain e saj duke drejtuar gishtin nga bluzat e bardha dhe duke i akuzuar për neglizhencë mjekësore ndaj vëllait të saj.

Shkruar nga Versus

“Mjekësia shqiptare më vrau vëllain”, motra 12

Me zemrën e thyer nëna e Leo Sadikajt, babai, motra dhe familjarët janë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë duke ngritur zërin e duke kërkuar drejtësi për të voglin e tyre të cilit iu pre jeta në mes më 8 janar në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej motra e Leos kërkoi drejtësi për vëllain e saj duke drejtuar gishtin nga bluzat e bardha dhe duke i akuzuar për neglizhencë mjekësore ndaj vëllait të saj.

“Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën e tyre të lirë ndërkohë që vëllai im është aty, është nën dhe. Nuk do ja fal kurrë që mjekësia shqiptare më vrau vëllain.  Vranë atë që mami dhe babi im sakrifikuan 12 vite për ta rritur. Ata e vranë pa pikë mëshirë.

Shokët e presin të luajë futboll, ndërkohë mjekësia nuk bëri asgjë. Vëllait tim nuk iu bë asnjë ekzaminim. Si i vendosin diagnozë kur nuk i kanë bërë një skaner, një eko. Prindërit tim vetëm qajnë. Nuk do ia fal asnjëherë. Unë do luftoj për drejtësinë e vëllait të madh. Ata e vranë Leon. Dhe këtë mos guxojë ta mohojë askush”, tha ajo.

Edhe nëna e 12 vjeçarit thotë në këtë protestë se mjekët e kanë ngelizhuar rastin e 12 vjeçarit kur ka mbërritur në ambientet e Urgjencës.

"Duam drejtësi", thotë ajo ndërsa fton të gjithë nënat shqiptare të protestojnë në këtë kauzë për fëmijët e tyre.

I mituri u shtrua në Pediatrinë e QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45. Sipas deklarimeve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pacienti ka humbur jetën për shkak të  miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Poll