AKTUALITET /

Mori në shtëpi të miturën si grua të katërt, mjeku Dervish Hasi dënohet me 15 muaj burg

Gjykata bëri një rikualifikim të veprës penale për Hasin.

Shkruar nga Versus

Mori në shtëpi të miturën si grua të katërt, mjeku

Tiranë- Dervish Hasi, mjeku i arrestuar vitin e kaluar nën akuzën se shfrytëzonte një vajzë të mitur 16 vjeçe duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt, është dënuar me 15 muaj burg.

Gjykata rikualifikoi veprën penale pasi fillimisht Hasi u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por dënimi iu bë për dhunë në familje. Kujtojmë se mjeku u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, duke u justifikuar se feja e tij islame e lejon diçka të tillë. Versus.al

Poll