AKTUALITET /

Mot i paqëndrueshëm, për sot mos e lini çadrën në shtëpi

Shkruar nga Versus

Mot i paqëndrueshëm, për sot mos e lini çadrën

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellime.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare.

Moti parashikohet të jetë me reshje shiu dhe vranësira gjatë gjithë ditës.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

Poll