AKTUALITET /

Moti/ Qershori i nxehtë, bien lehtë temperaturat në ditët në vijim

Shkruar nga Versus

Moti/ Qershori i nxehtë, bien lehtë temperaturat në ditët

Meteorologia Lajda Porja, ka bërë një përmbledhje të situatës së motit gjatë ditës së sotme dhe atyre në vijim. Porja tha se sot dhe nesër pritet që në vendin tonë të ketë temperatura të larta. Sipas saj, temperaturat në Shqipëri gjatë ditës së sotme dhe të nesërme pritet të shkojnë deri në 37 gradë celcius. Meteorologia shpjegoi se të shtunën dhe të dielën pritet një ulje temperaturash me 2-3 gradë celcius.

Të shtunën dhe të dielën do të ketë ulje të temperaturave me 2-3 gradë celcius. Edhe pjesa e mbetur e qershorit do të jenë 36-37 gradë celcius. Nëse bëjmë krahasim me qershorin, janë temperatura ekstreme, pasi vlera të tilla shënohen në korrik ose në gusht. 

Kosova po përjeton temperatura të larta gjithashtu, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë vlerat dhe më lart. Në hije temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa në díell do të jenë deri në 43 gradë. Dita e díel do ketë rrebeshe të izoluara. Të hënën do ketë rrebeshe të izoluara në disa zona të caktuara. Pas kësaj, do na rikthehen temperaturat e larta, por jo në këto nivele.

Poll