AKTUALITET /

“Na duhet një dimër Mondi”/ Akuzat e Bardhit, reagon drejtori i Policisë së Shkodrës: Shpifje, do të bëj kallëzim

Shkruar nga Versus
“Na duhet një dimër Mondi”/ Akuzat e Bardhit, reagon
Edmond Sulaj

Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj, ka reaguar sot pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi se përzgjedhja e tij në krye të kësaj drejtorie ka qenë kërkesë e disa eksponentëve të krimit në Shkodër, biseda të dala nga transkriptet në Sky Ecc.

Sulaj i ka quajtur sulme të kordinuara, tashmë dhe në prag të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit, ndërsa ka paralajmëruar dhe kallëzim penal për Bardhin. 

Reagimi i Edmond Sulaj:   

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.

Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit! / Versus.al

Poll