Tiranë- Kriminaliteti te të rinjtë në vend, ka marrë përmasa të frikshme pasi pothuajse çdo ditë një i ri rezulton i përfshirë në një ngjarje apo vepër penale.
I tillë është edhe rasti i tre të rinjve të arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës nën akuzën e veprës penale të kërcënimit për t’u marrë para qytetarëve të ndryshëm.
Në pranga ranë dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç si dhe një 20 vjeçar i identifikuar Lulzim Kërciku Në bashkëpunim me njëri tjetrin, të rinjtë ndalonin persona të ndryshëm dhe u kërkonin t’u jepnin shuma parash deri në 1 mijë euro. Grupi i gjobëvënësve vepronte në zonën e njohur si "Xhamlliku" dhe në krye ishte 20 vjeçari Kërciku. Versus.al







