AKTUALITET /

“Na jep paratë”, çifti i të rinjve grabisin me thikë taksistin në Durrës, arrestohen nga policia (EMRAT)

Shkruar nga Versus

“Na jep paratë”, çifti i të rinjve grabisin me

Durrës- Një çift të rinjsh janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë grabitur një taksist. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme kur Agron Braha 26 vjeç dhe Viola Bodlli 28 vjeç nën kërcënimin e një thike i kanë marrë një shumë parash taksistit në lagjen nr.13.

Në momentin që hipën në taksinë pranë vendit të njohur si rrethrrotullimi “Iliria”, të rinjtë kanë nxjerrë thikën dhe i kanë marrë atij xhiron ditore dhe më pas janë larguar nga automjeti.

Të rinjtë po mbahen në paraburgimin e komisariatit të Durrësit. Versus.al

Poll