AKTUALITET /

Ndahet parakohe nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muço

Shkruar nga Versus
Ndahet parakohe nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani
Andis Harasani

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh. Ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Të dashur familjarë e miq,

Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë qe e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetesisht mirënjohës për këtë rrugetim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!

Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim", shkruan ajo në rrjetet sociale.

Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA./Versus.al

 

Poll