AKTUALITET /

Ndihmoi vëllezërit Çopja t'i shpëtonin drejtësisë, lihet në fuqi masa e arrestit ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Pajtime Fetahu akuzohet se gjatë kohës që ka qenë gjyqtare në gjykatën e Elbasanit, ndihmoi në procese gjyqësore vëllezërit Florenc e Hajdar Çopja pavarësisht se këta të fundit ishin të përfshirë në dhjetëra ngjarje kriminale.

Shkruar nga Versus
Ndihmoi vëllezërit Çopja t'i shpëtonin
Hajdar Çopja, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Tiranë- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paraqitur sot në gjykatën e posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën SPAK e zbatoi dy ditë më parë në kuadër të 33 masave të sigurisë të lëshuara për operacionin “Plumbi i Artë 2”.

Ish-gjyqtarja akuzohet se ka lidhje me krimin dhe se ka ndikuar në proceset gjyqësore të dy vëllezërve Florenc e Hajdar Çopja në Elbasan, të cilët sipas SPAK dyshohet se kanë organizuar 22 ngjarje kriminale, prej të cilave 6 vrasje dhe grabitjen e Rinasit.

Në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, u arrestuan 15 persona, dy prej të cilëve jashtë vendit. Ndërsa mes të arrestuarve, është edhe shefi i krimeve në Durrës, ish-drejtori i burgut të Bradasheshit dhe dy oficerë policie të cilët dyshohet se bashkëpunonin me krimin e organizuar. Versus.al

Poll