AKTUALITET /

Ndihmonte grupet kriminale në Durrës, ish-deputeti i PS ‘kyç gojën’ në GJKKO! Pretendimet për Sky Ecc

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi arrestin me burg për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin e tij Ahmet Mashën.

Shkruar nga Versus

Ndihmonte grupet kriminale në Durrës, ish-deputeti i PS

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka heshtur ditën e sotme kur ka dalë para trupës së gjyqtarëve në GJKKO për konfirmimin e masës së arrestit me burg nën akuzë për 3 vepra të rënda penale. 

Seanca u shty për rreth një orë për t’u dhënë kohë avokatëve të njiheshin me aktet hetimore, ndërsa pas rinisjes, këta të fundit kanë pretenduar se klienti i tyre, ish-deputeti Çyrbja, nuk ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc”.

Në njërën prej akuzave të SPAK për Çyrbjan thuhet se Altin Hajri, kreu i grupit kriminal “Hajri” shfaqet duke komunikuar në Sky Ecc me anëtarë të tjerë të botës së krimit me të cilët diskuton për sigurimin e votave për kandidaturën e Jurgis Çyrbjas si deputet në listën e PS për qarkun e Durrësit. Gjithashtu Çyrbja akuzohet se në 7 raste të ndryshme ka informuar anëtarë të grupeve krimnale në Durrës për aksione për kapjen e tyre. Versus.al

Poll