AKTUALITET /

Ndihmonte Nuredin Dumanin t’i shpëtonte policisë, si komunikonte Breçani me ‘vrasësin me pagesë’

Lidhja mes Nuredin Dumanit dhe Erzen Breçanit, ishte Bujar Ajeti një prej personave të njohur për drejtësinë.

Shkruar nga Versus

Ndihmonte Nuredin Dumanin t’i shpëtonte policisë, si komunikonte

Ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është zyrtarisht nën akuzë për 3 vepra penale, “pastrim parash”, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe “përkrahje e autorëve të krimit”.

Breçani i cili në korrik të këtij viti u lirua nga qelia dhe u la nën masën arrest shtëpie në kuadër të operacionit “Metamorfoza” ku u godit grupi me 11 anëtarë që ishin të përfshirë në trafik droge dhe tentativë vrasjesh, rezulton të jetë i përfshirë në pastrim parash dhe informata të dhëna në ndihmë të Nuredin Dumanit.

Në bashkëpunim me “të fortin e Kukësit”, Bujar Ajeti alias Gjërmizi, Breçani ka ndihmuar Dumanin duke i dhënë informacione Bujar Ajetit sesi “vrasësi me pagesë” t’i shmangej policisë.

Po ashtu, Breçani rezulton të jetë i përfshirë në pastrimin e parave që i biri Eralbi Breçani i kishte siguruar nëpërmjet trafikut të drogës nga Amerika Latine. Në kuadër të kësaj vepre penale, i është sekuestruar hidrocentrali “DRITA” në Tropojë që dyshohet se është ndërtuar me paratë që Breçani kishte marrë nga aktiviteti i paligjshëm i drogës.

Ky i fundit para policisë dëshmoi se i kishte bërë thirrje vazhdimisht djalit të tij të hiqte dorë nga kjo veprimtari kriminale por pavarësisht kësaj, paratë e ardhura nga krimi, i kishte investuar në vend. Versus.al

Poll