AKTUALITET /

Në kërkim për dhunën ndaj familjes në Nikël, vëllai i ish-deputetit të PS arrestohet dhe më pas lihet i lirë

Pas arrestimit, ndaj Rrajës ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Shkruar nga Versus
Në kërkim për dhunën ndaj familjes në Nikël,
Flamur Rraja, i arrestuar sot

Ka përfunduar arratia e Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja i cili dy netë më parë u përfshi në një konflikt, ndërsa para 1 viti ishte pjesë e grupit që dhunoi disa persona në Nikël. 

Flamur Rraja së bashku me djalin e ish-deputetit dhe disa persona të tjerë të familjes, në korrik të vitit të kaluar dhunuan brutalisht dy pjesëtarë të fisit Maja të cilët kishin denoncuar në komisariat se punimet në guroren e Rrajave po u prishnin shtëpitë. Ishte ky konflikt që solli asokohe dorëheqjen e deputetit të PS, Rrahman Rraja. 

Por kjo nuk është ngjarja e vetme në të cilën Flamur Rraja ishte përfshirë në sherr fizik, pasi vetëm pak net më parë dyshohet se është përfshirë në një sherr me familjen Caca në Nikël për një kanal. Në kërkim është edhe djali i tij Ariel Rraja.

Fillimisht Flamur Rraja dhe djali i tij Ariel Rraja kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca i cili merret kryesisht me prodhim gëlqereje në Nikël ndërsa jeton në Tiranë. Versus.al

Poll