AKTUALITET /

Në kërkim për kontrabandë, kur Doktori u bënte thirrje të rinjve: Mos arrini suksesin me rrugë të pista

Në një video të publikuar së fundmi ai motivon të rinjtë që të arrijnë suksesin me sakrifica dhe jo me rrugë të pista.

Shkruar nga Versus

Në kërkim për kontrabandë, kur Doktori u bënte thirrje

Doktori i njohur dhe njëkohësisht administratori dhe pronari i klinikës ‘Keit’ Skerdi Faria i shpallur në kërkim nga policia për kontrabandë  është dhe një personazh i njohur në rrjete sociale ku dhe është shumë aktiv.

Në rrjetet sociale si Instagram dhe TikTok ai numëron me mijëra ndjekës.

Në faqen e tij mund të shohësh video ku Doktor Skerdi nuk flet vetëm për punën e tij si kirug plastik por për çështje të ndryshme si për shembull se si duhet të arrihet suksesi.

Në një video të publikuar së fundmi ai motivon të rinjtë që të arrijnë suksesin me sakrifica dhe jo me rrugë të pista.

Doktori tregon se ai vetë ka zgjedhur të ngjitet majave mes bishave me sakrifica dhe lodhje dhe jo të hallakatet mes fushave e kënetave me llucë e bretkosa. 

Në fund të vidoes shprehet se po i drejtohet majës së tij të cilën herë e sheh afër e herë e shikon larg në varësi të gjendjen shpirtërore.

''Sot sidomos këto të rinj të cilët e kanë mendjen të arrijnë menjëherë suksesin të arrijnë menjëherë paranë se suksesin e masin me para duke gjetur rrugën më të shkurtër, rrugën më të thjeshtë. Nuk ka rrugë të thjeshtë dhe të lehtë për të ngjitur malet. Në qoftëse suksesin e konsideron thjesht para ka rrugë sa të duash nga më të pistat nga më të ndyrat.

Në qoftëse suksesin e konsideron si një rrugëtim si një mal për t'u ngjitur gjatë këtij rrugëtimi ti shijon sakrficat dhe lodhjet e tua dhe kur ngjitesh në atë majën tënde sepse nuk është një majë e përbashkët gjithësecili duhet të zgjedhë majën e vet dhe kur ngjitesh në atë majën tënde hedh sytë përreth dhe shikon luginën ku ke qënë dhe thua sa bukur.

Suksesi nuk është majë është rrugëtimi që ti ke bërë. Çdo hap të atij rrugëtimi duhet ta shijosh, kështu të paktën e mendoj për veten time. Unë nuk flas për sukses flas për rrugëtim me thënë të drejtën e për ngjitjesh majash. Kam jetur për fat të mirë rrugën time dhe po i drejtohem asaj majës sime të cilën herë e shoh afër e herë e shoh larg në varësi të gjendjen shpirtërore. Gjatë këtij rrugëtimi rrëzohem, eci përsëri dhe nuk ja ndaj sytë asaj maje.' shprehet Doktori në videon e publikuar. 

Nga aksioni i policisë në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendra estetike janë arrestuar Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Ndërsa janë shpallur në kërkim doktor Skerdi Faria dhe dy administratotë të tjerë klinikash ku injektohej ky produkt.

'Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.' thuhej në njoftimin e policisë./Versus.al

Poll