
Durrës- Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, është arrestuar nga policia.
I riu me dy emra, Armando Bushi alias Armando Rama, akuzohet nga gjykata e Tiranës për shitjen e lëndëve narkotike. Falë informacionit të siguruar, u bë i mundur arrestimi i tij në Durrës.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







