AKTUALITET /

Në shënjestër “kokat” e krimit shqiptar dhe politikanët e korruptuar që i ndihmojnë, Britania nis operacionin sekret

Mediat britanike shkruajnë se kriminelët shqiptarë gëzojnë mbrojtje politike që u mundëson investimin e parave të fituara nga droga.

Shkruar nga B.V
Në shënjestër “kokat” e krimit shqiptar dhe
Një prej anëtarëve të grupit "Hellbanianz" në një këngë rap

Britania e Madhe ka nisur një operacion sekret për të bërë të mundur ndalimin e gangsterëve shqiptarë të cilët merren me trafikun e kokainës dhe për rrëzimin e organizatave krimnale të ngritur falë trafikimit të emigrantëve dhe organizimit të prostitucionit.

Zyrtarët e ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme kanë nisur një operacion të përbashkët të quajtur “Crime State Nexus” që ka nën shënjeshtër krerët e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar të Ballkanit që i ndihmojnë ata.

Bandat shqiptare përshkruhen në dokumentet ligjore si një 'kërcënim akut' për Britaninë duke qenë shumë të përhapura në krimin e rëndë dhe të organizuar nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, kontrabandën e njerëzve dhe prostitucionit.

Daily Mail shkruan se në dokumentet e zbuluara pretendohet se ka lidhje mes politikë sdhe krimit në Shqipëri që u mundëson kriminelëve të përfitojnë të pandikuar si pasojë e mbrojtjes politike që gëzojnë.

Politikanët u mundësojnë atyre veprimtari të lirë dhe mundësi për të pastruar paratë e pista ndërsa këta të fundit ua shpërblerjnë duke intimiduar votuesit ose duke u blerë votat kur ka zgjedhje në vend. Versus.al