AKTUALITET /

Nga masakra e Bradasheshit tek atentati ndaj dy vëllezërve në Elbasan, zbardhen 3 ngjarje kriminale

Duket se megaoperacioni i sotëm i SPAK me 23 masa arresti të lëshuara lidhet pikërisht me 3 ngjarje kriminale të ndodhura në Rrogozhinë, Bradashesh dhe Elbasan.

Shkruar nga Versus
Nga masakra e Bradasheshit tek atentati ndaj dy vëllezërve në
Endrit Alibej, një prej 3 të vrarëve në masakrën e Bradasheshit

Disa vrasje mësohet se janë zbardhur në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” për të cilin SPAK lëshoi 23 masa arresti, mes të cilëve edhe një shef krimesh, ish-gjyqtare dhe ish.zv-drejtor burgu në Bradashesh.

Tre prej ngjarjeve kriminale të zbardhura janë edhe atentati ndaj vëllezërve Baho ku u vra njëri prej tyre, vrasja e Klevis Kapllanit dhe masakra e Bradasheshit e ndodhur në 29 dhjetor të vitit 2019 ku u vranë tre persona, mes tyre edhe Endrit Alibeaj, vëllai i Erion Alibej, emër i njohur në botën e krimit.

Vrasja e Klevis Kapllanit

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.  Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Nga masakra e Bradasheshit tek atentati ndaj dy vëllezërve në
Viktima Klevis Kapllani

“Masakra” me tre të vrarë në Bradashesh

Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej,  xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasjeje të trefishtë. Versus.al

Atentati ndaj vëllezërve Baho

Ngjarja kriminale ndodhi në korrik të 2019-ës në fshatin Murras të Elbasanit. Pas atentatit mafioz, shënjestër e të cilit ishte Aleksandër Baho, mbeti i vrarë vëllai i tij Klevi Baho, 22 vjeç i cili sapo ishte liruar nga burgu në Itali. Versus.al

Nga masakra e Bradasheshit tek atentati ndaj dy vëllezërve në
Aleksandër dhe Klevi Baho
Poll