AKTUALITET /

Nga sot aksi Thumanë-Kashar me pagesë! Ja tarifa që duhet të paguajnë drejtuesit e mjeteve

Shkruar nga Versus
Nga sot aksi Thumanë-Kashar me pagesë! Ja tarifa që duhet të
Rruga Thumanë-Kashar

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, nga sot rruga Thumanë-Kashar do të jetë me pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që zgjedhin ta përdorin për të shkuar në destinacione të ndryshme.

Rruga u hap për qarkullim më 30 qershor të vitit 2024 dhe i është dhënë me koncesion kompanisë “Gener 2” për 35 vite me një kosto totale prej 271 milionë eurosh. Tarifa që përdoruesit e rrugës do të duhet të paguajnë për të kaluar, do të fillojë nga shuma prej 2.1 euro pa TVSH, ndërsa ende nuk janë publikuar tarifat e detajuara për llojet e ndryshme të automjeteve.

Tarifa nisi të aplikohej që pas hapjes së rrugës për qarkullim, por për shkak të radhëve kilometrike të trafikut të krijuar, u vendos shtyrja e aplikimit të saj deri në kryerjen e testimeve të nevojshme për të shmangur krijimin e trafikut.

Kjo rrugë cilësohet si autostrada e parë e Kategorisë A dhe ka një gjatësi prej 21 kilometrash. Shpejtësia e projektuar për këtë rrugë është 130 kilometra/orë, ndërkohë që pjesë përbërëse e saj janë 14 nënkalime, 12 ura, 3 mbikalime si dhe korsi emergjencash në secilën anë. Versus.al

Poll