AKTUALITET /

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ 38-vjeçari qëllon veten me armë zjarri

Referuar njoftimit të policisë, 38-vjeçari me iniciale B. A., i cili banonte në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, dyshohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri.

Shkruar nga Versus
Ngjarja e rëndë në Tiranë/ 38-vjeçari qëllon
Foto ilustruese

Një 38-vjeçar dyshohet të jetë vetëvrarë rreth mesantës në banesën e tij.

Referuar njoftimit të policisë, 38-vjeçari me iniciale B. A., i cili banonte në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, dyshohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri.

Sakaq autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

“Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: