Një ngjarje rëndë ka ndodhur ne oret e para te dites se sotme në një hotel në Dhërmi.
31-vjeçari, Eraldo Nevruzit banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist në një hotel në Dhërmi është zhdukur.
Ishin pronarët e hotelit që kanë kallzuar në polici se kishin humbur kontaktet me punonjësin e tyre.
Dyshohet se 31 vjeçari është qëlluar me armë zjarri në mesnatë nga shtetati Gerald Shehu, 43 vjeç i lindur në Tepelenë, banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë.
Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur.
Policia thotë se ka shoqëruar 29 persona dhe se deyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.







