Greqi- Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në zonën e Atikës në Athinë. Një shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.
Mediat greke shkruajnë se makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara.
Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”. Viktima ende nuk ështl identifikuar. Shqiptari kishte tre ditë i vdekur dhe sot u pikas nga një kalimtar i rastit. Hetimet po zhvillohen mbi mundësinë e përfshirjes së një grupi kriminal. Versus.al
