Një 36 vjeçar i identifikuar si Tauland Ahmetsulaj është arrestuar sot nga policia pasi u kap teksa drejtonte një dron që po filmonte ambientet e burgut të Burrelit. Mësohet se i arrestuari është pjesë e një grupi kriminal që kishte synim për të transportuar në burg sende të ndaluara.
"Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel"- njofton policia.
Ende nuk dihet anëtar i cilit grup kriminal është i arrestuari, por prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al







