Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i Saukut, në Tiranë, ku mbetën të plagosur 2 persona.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur mjeku Vanion Cinari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa ekspertët mblodhën provat në vendin e ngjarjes.







