AKTUALITET /

Një shpërthim i mori jetën teksa notonte! Zbulohet pista e hetimit për vdekjen e biznesmenit në Sarandë

Hetimet e deritanishme për vdekjen e Armandi Nelajt, nuk përjashtojnë mundësinë që të kemi të bëjmë me një atentat.

Shkruar nga B.V
Një shpërthim i mori jetën teksa notonte! Zbulohet pista e
Biznesmeni Armandi Nelaj dhe foto nga vendngjarja

Sarandë- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin që I mori jetën biznesmenit, Armandi Nelaj dy ditë më parë.

Dyshimet e para ishin se shkak për vdekjen e tij mund të ishte bërë shpërthimi i bombulës së oksigjenit por policia nuk përjashton mundësinë e një atentati me lëndë plasëse ndaj pronarit të firmës së mjeteve të rënda të ndërtimit.

Në hetimet e deritanishme, zbulohet se Nelaj mund të ketë qenë duke notuar pranë një gomoneje që e kishte në pronësi në momentin kur ndodhi shpërthimi që i mori jetën. Vetë Nelaj nuk raportohet të ketë pasur probleme me njeri, por ndërkohë vijojnë hetimet për konflikte të mundshme të mbartura. Policia po pret aktin e ekspertizë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: