AKTUALITET /

Nuk e bëri dot as SPAK, për herë të parë anulohet protesta poshtë ballkonit të Berishës

Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër bëri që protesta e përnatshme poshtë ballkonit të kreut demokrat të anulohet.

Shkruar nga Versus

Nuk e bëri dot as SPAK, për herë të parë anulohet

Për herë të parë që prej 2 janarit të këtij vitit, mbështetësit  e Sali Berishës nuk e panë liderin e tyre t’i shfaqej në dritare për fjalimin e përnatshëm. Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër bëri që protesta e përnatshme poshtë ballkonit të kreut demokrat të anulohet.

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi si çdo mbrëmje takimin e Berishës me simpatizantët e tij por në një njoftim të dytë bëri me dije se ai nuk do mbahej duke zbuluar dhe arsyen.

“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet, thuhet në njoftimin  e PD.

 

Poll