AKTUALITET /

Nuredin Dumanin nxjerr emrin e një tjetër polici që e ndihmonte: Më njoftonte për lëvizjet e ‘Otit të Elbasanit’!

Ky oficer policie i kishte njoftuar Dumanin për lëvizjet e Elton Kilës, një anëtar i grupit të Henrik Hoxhaj, i cili ishte një nga objektivat e tij.

Shkruar nga Versus
Nuredin Dumanin nxjerr emrin e një tjetër polici që e ndihmonte:
Nuredin Dumani

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është duke zhvilluar seanca për vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani.

Proçesi gjyqësor po vazhdon me dyer të mbyllura, ndërsa Nuredin Dumani ka thënë emrin e një tjetër bashkëpunëtori në krim, një oficer policie.

Gjatë dëshmisë, Dumani ka thënë emrin e një oficieri me iniciale K.G, ku sipas tij njoftonte për lëvizjet e Elton Kilës, i cili është anëtar i grupit të quajtur Henrik Hoxhaj.

“Ky i fundit (Hoxhaj) më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.

Dumani i cili është autori i përplasjes me armë në Papër të Elbasanit dhe akuzohet si vrasës serial, pasi ishte i implikuar në të paktën 7 vrasje.

/Versus.al

Poll