Një tjetër operacion ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë është finalizuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në total janë lëshuar 27 urdhra arresti, prej të cilave 20 “arrest me burg”.
Urdhri për arrestimet është dhënë nga Antimafia e Romës, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar. Droga e cila transportohej nga grupi i shqiptarëve trafikohej në Itali ku dërgohej në qendrat e pritjes së emigrantëve dhe më pas shpërndahej në Europë.
Droga, kryesisht e llojit marihuanë dhe kokainë transportohej nëpërmjet gomoneve të emigrantëve dhe më pas magazinohe dhe bëhej gati për t'u transportuar në shtete të tjera të Evropës. Versus.al







