AKTUALITET /

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 19 persona, në kërkim 5 të tjerë! Sekuestrohet heroinë e kokainë

Mes të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është edhe Armando Xheladini i cili u arrestua në maj të këtij viti për një vrasje të ndodhur në Greqi.

Shkruar nga Versus
Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 19 persona, në
Njëri prej të arrestuarve dhe lënda narkotike e sekuestruar

Tiranë- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit. Pas një hetimi 3 mujor, u lëshuan 24 urdhër-arreste për personat e përfshirë në trafikun e drogës.

Gjatë një konference për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije se në total, janë arrestuar 19 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë për shitjen e drogërave pranë shkollave dhe lokaleve të natës.

Janë caktuar masat "arrest me burg" për:

Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.

Mes atyre të cilëve gjykata u ka caktuar masën “arrest me burg” është edhe Armando Xheladini i arrestuar në muajin maj për një vrasje të kryer në Greqi. Versus.al

Poll