AKTUALITET /

Operacion “blic” në Tiranë, sekuestrohet kokainë! Agjenti i infiltruar zbulon 3 shpërndarësit e drogës (EMRAT)

Një i infiltruar e më pas përgjimi i telefonave, ka çuar në sekuestrimin e 1.1 kg kokainë në "Myslym Shyri" dhe arrestimin e 3 personave.

Shkruar nga B.V
Operacion “blic” në Tiranë, sekuestrohet kokainë!
Arrestimi shpërndarësve të drogës

Tiranë- Tre persona janë arrestuar nga policia pas një aksioni “blic” në rrugën “Myslym Shyri” ku u sekuestrua 1.1 kg kokainë.

Aksioni është zhvilluar nëpërmjet një agjenti të infiltruar të policisë i cili u është prezantuar të arrestuarve, si blerës i lëndës narkotike. Në pranga kanë rënë Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Agjenti kishte rënë dakord për një shumë 30 mijë euro në këmbim të 1.1 kg kokainë, ndërsa në momentin që do të bëhej shkëmbimi, skuadra operacionale e policisë ka ndërhyrë duke arrestuar 3 persona.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike në Tiranë. Versus.al

Poll