
Detaje të reja janë zbardhur nga opeacioni me urdhër të SPAK në kuadër të të cilit janë lëshuar 33 masa sigurie. Mësohet se janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari dhe ish-zv drejtori i burgut në Bradashesh, Martin Musaj. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin e lidhjeve me grupet kriminale në Elbasan.
Në nëntor të vitit 2022, Fetahu dha dorëheqje nga detyra si gjyqtare e Elbasanit vetëm një ditë pas seancës ku duhej të paraqitej për të dëgjuar rezultatet e hetimit dyvjeçar ndaj saj nga ana e komisionit të vettingut duke iu shmangur kështu procesit të rivlerësimit.
Emri i saj përmendet si tepër problematik në sistemin e drejtësisë dhe për të ka pasur ankesa edhe nga vetë qytetarët e Elbasanit.
Mësohet se aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit "Plumbi i artë" i nisur në 2022-in dhe në kuadër të tij janë arrestuar edhe oficerë policie në Durrës. Versus.al







