AKTUALITET /

“Pa mua s’ka jetë”, si e kërcënonte ish-të fejuarën autori që i vrau sot babain dhe i plagosi nënën

Të afërmit e konsiderojnë ngjarjen "vrasje të paramenduar".

Shkruar nga Versus

“Pa mua s’ka jetë”, si e kërcënonte ish-të

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec të Fierit ku Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, duket se ka qenë e paralajmëruar. Të paktën kështu shprehen të afërmit e viktimës.

Nipi i tij ka treguar se policia e arrestonte 35 vjeçarin, ndërsa më pas autoritetet e lironin sërish. Ndërsa vëllai i viktimës Kosta Plaka tha se autori kërcënonte vazhdimisht vajzën 24 vjeçare me të cilën kishte qenë i fejuar duke i kërkuar që të ribashkoheshin.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar”- u shpreh mes të tjerash vëllai i viktimës. Versus.al

 

Poll